27 C
Struga
Thursday, July 25, 2024
spot_img

Ndryshimet kushtetuese, Aggeler: Partitë ta shtyjnë përpara procesin

Ambasadorja e ShBA-së në vend, Angela Aggeler, shpreson se krerët e partive politike në vend do të kapërcejnë hendekun rreth ndryshimeve kushtetuese, si kusht për anëtarësimin e vendit në BE. Veç kësaj ajo kërkon nga qytetarët që t’ua bëjnë me dije përfaqësuesve të tyre politik se ata duan të integrohen në BE.

“Nuk më takon mua ta them, unë jam ambasadore amerikane, vend jo anëtar i Bashkimit Evropian, por kur e shoh këtë kufi dhe këto lëvizje theksoj se siguria dhe prosperiteti në këtë vend bazohet në qasjen dhe integrimin në BE dhe kam shumë shpresa se politikanët e të gjitha partive në këtë vend do ta shtyjnë këtë proces përpara. Kufiri me Greqinë na rikujton vendimet e vështira që shteti i juaj tanimë i ka marrë. Unë e pranoj se është e vështirë dhe i inkurajoj qytetarët që t’ua bëjnë me dije politikanëve se ata duan të jenë pjesë e BE-së.”, – theksoi ambasadorja e ShBA-së, Angela Aggeler.

LDSM: S’duhet humbur shansi për anëtarësim në BE

Nga LSDM-ja, në vazhdimësi përkujtojnë për dobitë të cilat do t’i humb vendi nëse nuk arrin të anëtarësohet në BE dhe për këtë fajësojnë Hristijan Mickoskin dhe VMRO-DPMNE-në. Sipas tyre, anëtarësimi në BE nënkupton shans për rritje të madhe të pagave dhe rritje të standardit të jetesës së qytetarëve. Me anëtarësimin e RMV-së në BE, hapet një treg prej mbi 500 milionë konsumatorësh potencialë, ku kompanitë maqedonase, në kushte të njëjta si kompanitë nga BE-ja, do të mund të ofrojnë dhe tregtojnë produktet dhe shërbimet e tyre, thonë nga LSDM.

“Procesi për inkuadrim në BE nënkupton harmonizim të legjislatives me normat dhe standardet evropiane që nënkupton kushte më të mira për biznes dhe investime. Duke kundërshtuar ndryshimet kushtetuese, duke e ndalur rrugën evropiane dhe duke mos hapur kapitujt e negociatave, DPMNE-ja po punon kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve, prej të cilëve mbi 80 për qind janë pro anëtarësimit. Bllokada e DPMNE-së duhet mposhtur, LSDM-ja së bashku me qytetarët, bashkë me bllokun pro-evropian, do të bëhet gjithçka për të realizuar qëllimin strategjik – anëtarësimin e plotë në BE.”, – deklaroi Daniella Nikollovska nga LSDM.

Në përpjekje për të bindur partinë më të madhe opozitare maqedonase është aktivizuar diplomacia ndërkombëtare. Por, VMRO-DPMNE-ja nuk po lëviz nga qëndrimi, gjë që i reflektua edhe pas vizitës së diplomatit të lartë amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ndërkohë, janë paralajmëruar edhe vizita të zyrtarëve të tjerë evropian deri në momentet e fundit kur vendi duhet t’i ketë miratuar ndryshimet kushtetuese.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles