9.7 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

Ndryshimet klimatike do të sjellin tensione në botë

Ndryshimet klimatike do të çojnë në rritjen e tensioneve në botë. Sipas raportit të publikuar nga inteligjenca amerikane, vendet do të debatojnë se si do të përgjigjen dhe efektet do të ndihen më shumë në vendet më të varfra, të cilat janë më pak në gjendje të përshtaten.

Ky është vlerësimi i parë i cili hedh dritë mbi ndikimin e klimës në sigurinë kombëtare deri në vitin 2040.

Raporti jep një pamje të zymtë të një bote e cila dështon të bashkëpunojë, duke çuar në konkurrencë dhe paqëndrueshmëri.

Ky raport është lëshuar pak përpara se Presidenti Joe Biden të marrë pjesë në samitin e klimës në Glasgow muajin e ardhshëm , i cili kërkon marrëveshje ndërkombëtare.

Shumë vende në botë do të përpiqen të mbrojnë ekonomitë e tyre dhe të mbështeten në zhvillimin e teknologjisë së re. Komuniteti i inteligjencës amerikane identifikon 11 vende dhe dy rajone ku energjia, ushqimi, uji dhe siguria shëndetësore janë në rrezik të veçantë.

Pesë nga 11 vendet janë në Azinë Jugore dhe Lindore – Afganistani, Burma, India, Pakistani dhe Koreja e Veriut – katër vende janë në Amerikën Qendrore dhe Karaibe – Guatemala, Haiti, Hondurasi dhe Nikaragua. Kolumbia dhe Iraku janë të tjerët. Afrika Qendrore dhe shtetet e vogla në Paqësor janë gjithashtu në rrezik.

Paqëndrueshmëria mund të përhapet, veçanërisht në formën e flukseve të refugjatëve, e cila mund të krijojë një krizë të mundshme humanitare në kufirin jugor të SHBA.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles