8.7 C
Struga
Tuesday, March 19, 2024
spot_img

Ndryshimet e motit rrisin intervenimet shëndetësore

Temperaturat e larta brenda ditës, ndryshimi i motit gjatë natës me reshje shiu, kanë rritur ndjeshëm numrin e personave të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Nga urgjenca në Shkup thonë se brenda ditës kryejnë 80 deri në 100 intervenime. Më të shpeshta janë kolapset si pasojë e dehidrimit, rritje dhe ulje ekstreme e tensionit të gjakut. Më së shumti vuajnë pacientët me sëmundje kronike, të cilëve ndryshimet e motit ua përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen shëndetësore.

“Kemi shumë variacione të tensionit të gjakut, kemi rritje ekstreme të tensionit deri në ulje të tepërt të tensionit, po ashtu kemi dhe numër të madh të kolapseve të cilat vijnë si pasojë e temperaturave të larta. Mendoj se qytetarët ende nuk janë të gatshëm për temperatura kaq të larta, nuk hidratohen sa duhet dhe si pasojë pësojnë kolaps. Këtë periudhë kemi dhe shumë aksidente rrugore, kemi rritje të përdorimit të motorëve dhe trotinetëve elektrikë me të cilët po ndodhin aksidente të rënda, dhe numri është rritur mjaft këtë periudhë Popullata më e re më shpesh kanë probleme me kokë dhimbjen, marramendjen ndërsa popullata më e vjetër më shpesh me tensionin e gjakut”, tha Margareta Anastasovska Tripunoska, Ndihma e Shpejtë.

Mjekët ndërkohë apelojnë qytetarët që të kenë kujdes për shëndetin e tyre.

“Qytetarët të hidratohen sa më shumë, të konsumohen më shumë vitamina si fruta e perime, të dilet në natyrë por në orët e pasdites kur temperaturat janë më të ulëta, ndërsa kur janë më të larta të evitohet dalja dhe atë që ne si mjekë e rekomandojmë është që të sëmurët kronik të marrin terapitë e tyre”, theksoi Margareta Anastasovska Tripunoska, Ndihma e Shpejtë.

Përpos intervenimeve në terren, shërbimet e ndihmës së shpejtë japin dhe këshilla përmes telefonit, për qytetarët të cilët lajmërohen dhe kërkojnë vetëm rekomandime dhe jo ndërhyrje.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles