8 C
Struga
Friday, April 19, 2024
spot_img

Ndryshime në rregullat për hyrje në Greqi

Parakushtet për udhëtim në Greqi vazhdohen edhe për një javë, dhe ndryshimi i vetëm ka të bëjë me ata që e kanë kaluar virusin Kovid-19, dhe çertifikata më nuk vlen prej 30 deri në 180 ditë, por prej 30 deri në 90 ditë pas testit të parë pozitiv, sipas vendimit të ri ministror që në mëngjes hyri në fuqi, vlen edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Për të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit, rregullat mbesin të njejta dhe të pandryshuara, për të parët nevojitet çertifikatë për vaksinim, ndërsa për të dytët PCR test negativ ose rapid test dhe testim gjatë hyrjes në Greqi, ndërsa për të gjithë, për udhëtim te fqiu jugor nevojitet edhe formulari PLF.

Qeveria greke solli ndryshime dhe e shkurtoi edhe kohëzgjatjen e vërtetimit për Kovid-19 të kaluar prej gjashtë në tre muaj, vendim i cili reflektohet dhe vlen edhe për turistët, siç publikoi dje MIA, pas sqarimit të zëdhënësit qeveritar Janis Ikonomu.

Ikonomu sqaroi se për çertifikatat jepet një periudhë kohore deri në fund të janarit, diçka që është përfshirë edhe në vendimin ministror, gjegjësisht “mbesin në fuqi çertifikatat e dhëna nga 15 korriku deri më 31 tetor të vitit 2021, derisa vlen ky vendim i përbashkët ministror.

Sipas vendimi të ri ministror “Parakushte për hyrje në vend që të kufizohet përhapja e Kovid-19”, tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë, hyri në fuqi në orën 6 të mëngjesit dhe vlen deri të premten e ardhshme më 17 dhjetor të vitit 2021 në orën gjashtë të mënjgesit”, ndërsa MIA detajisht i transmeton të gjitha rregullat te fqiu jugor.

Të gjithë vizitorët “Pavarësisht shtetësisë dhe mënyrës për hyrje në vend”, kanë katër opsione, në lidhje me dokumentet që duhet t’i dorëzojnë dhe janë të lidhura me Kovid-19, ndërsa nuk ka ndryshime as në lidhje me vendkalimet kufitare sikur edhe deri tani, për hyrje nga Maqedonia e Veriut, janë të hapura të gjtiha vendkalimet dhe punojnë 24 orë.

Opsioni i parë është të keni përfunduar vaksinimin 14 ditë para udhëtimit dhe të paraqisni një certifikatë vaksinimi në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, të lëshuar nga një institucion publik dhe të përmbajë të dhënat: emrin dhe mbiemrin, siç janë të shënuara në pasaportë, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave, së bashku me datat e administrimit.

Mundësia e dytë është me test negativ: ose PCR e marrë në 72 orët e fundit para udhëtimit ose një test antigjeni (i shpejtë) i marrë 48 orë më parë. Për të dy opsionet, testi duhet të jetë në një laborator privat ose të aprovuar nga shteti i vendit të origjinës dhe certifikata duhet të jetë në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermane, italisht, spanjisht ose rusisht, si dhe për certifikatën. Përmban emrin dhe mbiemrin e personit që udhëton, siç është regjistruar në pasaportë.

Opsioni i tretë ka të bëjë me ata të cilët e kanë kaluar Kovid-19 dhe në këtë pjesë janë ndryshimet e reja prej sot.

Çertifikata evropiane digjitale është mundësia e katërt alternative për hyrje në Greqi.

Obligimet konkrete për udhëtim vlejnë për fëmijët me 12 vjet të mbushura.

Për më tepër, për udhëtime, formulari elektronik PLF (Forma e Lokatorit të Pasagjerëve) është i detyrueshëm, i cili duhet të plotësohet përmes faqes në internet https://travel.gov.gr nga shtatë në një ditë para nisjes, pas së cilës do të merrni një konfirmim me një kod QR dhe konsiderohet si një dokument i nevojshëm për hyrjen në Greqi.

Të gjithë vizitorët në Greqi, pavarësisht nga vendi i origjinës, mund të testohen, dhe zgjedhja bëhet sipas algoritmit shëndetësor dhe me ndihmën e kodit nga formulari PLF.

Testimi, tashmë është i obligueshëm për udhëtarët të cilët vijnë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa udhëtojnë me test negativ.

Nëse rezultati është pozitiv, parashikohet një karantinë dhjetë ditore, ndërsa nëse është për njerëzit që kanë përfunduar vaksinimin 14 ditë më parë, atëherë izolimi i detyrueshëm është shtatë ditë.

Në ditën e fundit të karantinës, ata që dolën pozitivë nevojitet të bëjnë PCR test.

Për shkelje të masave ligjore dhe detyrimeve ligjore, janë parashikuar gjoba në vlerë prej 500 deri 5.000 euro.

Për të hyrë në Greqi, të gjitha pikat kufitare tokësore janë të hapura 24 orë në ditë, me përjashtim të Merzanit për në Shqipëri, e cila është e hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20, ndërsa nga Turqia përmes Kastanjesit dhe Kipit në ditë, lejohet hyrja e 1.500 personave.

Nga Maqedonia e Veriut në fqinjin jugor përmes Evzonit (Bogorodicë), përmes Niki (Mexhitlia) dhe Dojran, pa kurrfarë kufizimesh lidhur me numrin e vizitorëve apo lidhur me orarin e punës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles