9.7 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Ndërpritet kanali ndërkombëtar i drogës, arrestohet një shtetas i Shqipërisë (Foto)

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 22:00 në rrugën lokale të fshatit Orovnik, komuna e Debërcës, policia ka privuar nga liria 38 vjeçarin M.P. shtetas i Republikës së Shqipërisë, me çka është ndërpre një kanal ndërkombëtar për tregti ilegale të marijuahnës nga Republika e Shqipërisë në vendin tonë.

Sipas zëdhënëses së MPB-së Suzana Pranjiq-Talevska gjatë kontrollit të makinës “Citroen Berlingo”, me targa të Shqipërisë e drejtuar nga M.P. në pjesën e pasme të makinës janë gjetur dhe konfiskuar 5 çanta me nga 100 paketime me marijuhanë, në total 100 kilogram marijuhanë, me vlerë prek\j 350 mijë eurove.

Aksioni ka zgjatur disa muaj, nën vëzhgim kanë qenë disa shtetas të Shqipërisë të cilët ishin të involvuar në tregtinë e paligjshme të drogës.

Personi në fjalë është arrestuar dhe dërguar në Stacionin policor të Ohrit, dhe pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles