Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë hasur nga policia në Han të Elezit, duke kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
Sipas raportit të policisë njëri nga të arrestuarit ishte i moshës së mitur.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari shtetas i Maqedonisë së Veriut të dëbohet.
Ndërsa i dyshuari i mitur t’iu dorëzohet prindit të tij, dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.