1.4 C
Struga
Tuesday, November 29, 2022
spot_img

NATO: Nëse vendosim zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë, do detyrohemi të hyjmë në luftë 

Aleanca veriantlantike nuk do të lejojë që konflikti rusi-ukrainë të përshkallëzohet në vendet anëtare. Kështu u shpreh sekretari i përgjithsëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,duke i bërë thirrje presidentin rus Vladimir putin të ndalojë sulmet.

Jens Stoltenberg

Seketar i përgjithsëm i NATO-s

“Ne kemi përgjegjësinë për të parandaluar që ky konflikt të përshkallëzohet përtej kufijve të Ukrainës dhe të shndërrohet në një luftë të plotë midis Rusisë dhe NATO-s. Gjëja më e rëndësishme është që Presidenti Putin duhet t’i japë fund kësaj lufte të pakuptimtë”

Kreu i aleancës përjashtoi serish mundësinë për të zbatuar një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

“Me shumë gjasa do të çonte në një luftë të plotë midis NATO-s dhe Rusisë, duke shkaktuar edhe më shumë vuajtje, më shumë vdekje dhe shkatërrim. Kjo do të thotë se ne duhet të jemi gati për të rrëzuar aeroplanët rusë, sepse një zonë ndalim-fluturimi nuk është vetëm një paralajmerim por do të duhet ta vendosnim në zbatim.”

Stoltenberg vlerësoi gjithashtu përpjekjen e Turqisë për të lehtësuar bisedimet midis ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Antalia.Edhe pse takimi rezultoi pa asnjë marrëvshje konkrete, Presidenti rus Vladimir Putin në një takim me homologun e tij bjellorus tha se Ka pasur disa zhvillime “pozitive” në negociatat

Ndërkohë Lidëret e Bashkimit Evropian janë takuar këtë të premte për të diskutuar situatën në ukrainë.Ata pritet të votojnë për dyfishimin e mbështetjes financiare të bllokut për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles