9 C
Struga
Tuesday, March 26, 2024
spot_img

NATO-ja pritet të rrisë forcat ushtarake përreth Ukrainës

Sipas të gjitha gjasave, NATO do të vendosë të enjten të shtojë forcat ushtarake në shtetet përreth Ukrainës, ka thënë sekretari gjeneral i aleancës, Jens Stoltenberg.

Reutersi ka raportuar të martën se NATO-ja ka rritur prezencën në kufirin lindor të aleancës me rreth 40.000 trupa të përhapur nga shtetet baltike deri në Detin e Zi dhe po kërkon të vendosë katër njësi të reja luftarake në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki.

“Unë pres që liderët të bien dakord që të forcojnë qëndrimin e NATO-s në të gjitha fushat, me rritje të mëdha në pjesën lindore të aleancës. Në tokë, në ajër dhe në det”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë shtypi përpara një samiti të NATO-s në Bruksel të enjten.

Grupet shtesë vijnë në krye të katër njësive ekzistuese luftarake, me një total prej rreth 5.000 trupash të dislokuara nga NATO-ja në tri shtetet baltike dhe në Poloni pas aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles