11 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

NATO furnizon me raketa dhe armë Ukrainën 

Në një deklaratë të fundit, NATOnjofton se aleatët e saj kanë rritur mbështetjen ushtarake dhe financiare për Ukrainën, e cila tashmë është furnizuar me armë nga vendet anëtare. “Mijëra armë antitank, qindra raketa të mbrojtjes ajrore dhe mijëra armë dhe municione po dërgohen në Ukrainë”- tha NATO.

Anëtarët e NATO-s po ofrojnë gjithashtu miliona euro ndihmë financiare dhe humanitare për forcat ukrainase. Në deklaratë thuhet se Belgjika, Kanadaja, Republika Çeke, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, MB dhe SHBA kanë dërguar tashmë ose janë në fazën e miratimit për të dërguar një numër të konsiderueshëm pajisjesh ushtarake në Ukrainë.

“Ukraina ka marrë tashmë armë kritike, duke përfshirë raketa Javelin dhe raketa kundërajrore, nga aleatët e NATO-s, si dhe miliona euro ndihmë financiare”- thuhet më tej në deklaratë. Duke renditur vendet që ofrojnë ndihmë humanitare ose hapin kufijtë për refugjatët ukrainas, NATO përmendi edhe vendin tonë.

Të paktën 368,000 ukrainas janë larguar nga vendi që kur shpërtheu lufta, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët. Fuqitë perëndimore kanë vendosur sanksione financiare ndaj Moskës dhe BE-ja ka vendosur të financojë furnizimet me armë për Ukrainën, të mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse dhe të ndalojë transmetimin e mediave shtetërore ruse.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles