10 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

NATO do t’i japë pajisje ushtarake Ukrainës, por nuk do të luftojë me Rusinë

NATO do të mbështesë Ukrainën me pajisje ushtarake, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg pas samitit të jashtëzakonshëm. Ai shtoi megjithatë se lufta nuk duhet të përshkallëzohet në një konflikt NATO-Rusi, por se Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes.

“Aleatët do t’i ofrojnë Ukrainës mbështetje të konsiderueshme ushtarake, si armë antitank, sisteme mbrojtëse dhe drone me precizion të lartë. Bashkë me ndihmën financiare dhe humanitare …. “, tha Jens Stoltenberg – Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelenski iu drejtua gjithashtu mbledhjes përpara Samitit NATO-BE dhe samitit të G7 në Bruksel, duke thënë se Moska po lobon fort dhe se tani do të dihet nëse ndonjë nga aleatët e ka tradhtuar Ukrainën për para.

“Nuk dua të keqkuptohem për NATO-n. Ju nuk po bëni luftë dhe raketat dhe bombat tuaja nuk po shkatërrojnë vendet tona. Por sot rusët përdorën edhe bomba fosforike të ndaluara. Po vdesin njerëz, po vdesin fëmijë… Unë vetëm dua të dini se Aleanca mund të ndalojë vrasjen e ukrainasve nga sulmet ruse. Na dërgoni mjetet dhe armët që na duhen”, u shpreh Volodimir Zelenski – Presidenti i Ukrainës.

Një nga mbështetësit më të zëshëm të Kievit, kryeministri britanik Boris Xhonson, tha se sanksionet ekonomike kundër Moskës duhet të vazhdojnë.

“Vlladimir Putin tashmë e ka kaluar vijën e kuqe drejt barbarisë. Tani i takon NATO-s që të shikojë së bashku krizën e tmerrshme në Ukrainë, vuajtjet e tmerrshme të njerëzve dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar popullin e Ukrainës të mbrohet”, theksoi Boris Xhonson- kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Lista e Xhonsonit përfshin edhe të afërmit e ministrit të jashtëm rus Sergej Llavrov, i cili nga Moska ka akuzuar vendet perëndimore për “rusofobi”.

“Ne jemi gati që Perëndimi të ndjekë rrugën e rusofobisë. Perëndimit nuk i pëlqen kur regjimi i Kievit, të cilin Perëndimi e ushqeu dhe e armatosi kundër Rusisë, e cila e vendosi atë në rrugën e ideologjisë dhe praktikës neonaziste gjatë gjithë këtyre viteve, tani duhet të përgjigjet për krimet e tij”, tha Sergej Llavrov- ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë.

Në samitet dhe takimet në Bruksel po merr pjesë edhe presidenti amerikan Xho Bajden, i cili nga Shtëpia e Bardhë informoi se ka përgatitur pako të re sanksionesh, por edhe kërkon zbatimin e përpiktë të sanksioneve tashmë të miratuara. Megjithatë, sipas mediave amerikane, çështja e sanksioneve të reja do të varet nga gatishmëria e partnerëve evropianë për të hequr dorë nga gazi rus.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles