5.9 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

MSH: Dje janë aplikuar mbi tre mijë vaksina

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 3.014 doza të vaksinës, prej të cilave 1.730 janë aplikuar si doza të dyta.

Nga MSH thonë se dje 44 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri në 29 shtator, janë vaksinuar gjithsej 786.979 qytetarë, prej të cilëve 726.625 me dy doza, ndërsa 181 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë. 52% e qytetarëve mbi moshën 40 vjeç janë rivaksinuar, dhe 32% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine, të popullsisë së rritur, është 47.2%, dhe me dy doza 43.6% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar, ndërsa 35% e popullsisë në vend kanë marrë dy doza vaksine kundër COVID-19”, thonë nga MSH.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles