15 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

MSH: 1.603 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit

Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 4.037 doza të vaksinës, nga të cilat 1.581 janë aplikuar si dozë e parë, 853 janë rivaksinuar dhe 1.603 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Deri më 17 nëntor, janë vaksinuar gjithsej 818.689 qytetarë, janë rivaksinuar 787.837, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 59.735 qytetarë.

57% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar dhe 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 58% e popullsisë së rritur dhe me dy doza mbulon 48% të qytetarëve mbi 18 vjeç”, njoftojnë nga MSH.

Nga MSH shtojnë se sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar, ndërsa 38% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles