15 C
Struga
Thursday, May 2, 2024
spot_img

MPPS Maqedoni publikon listën e shfrytëzuesve të ndihmës financiare, pagesa më 13 mars

Janë publikuar listat e përfituesve të mbështetjes financiare për përballimin e krizës energjetike. Siç informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, mjetet do të paguhen më 13 mars të këtij viti.

“Në faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, janë publikuar përfituesit e të drejtës së sigurimeve shoqërore për të moshuarit, kompensimi i veçantë, kompensimi për shkak të aftësisë së kufizuar, përfituesit e kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër me ndryshime të përhershme të gjendjes shëndetësore pa nevojën për ekzaminim kontrollues dhe të mos shfrytëzojnë të drejtën e dëmshpërblimit për shkak të aftësisë së kufizuar, si dhe prindërit e vetëm që janë përfitues të regjistruar të ndihmës minimale të garantuar”, njofton MPPS.

Shfrytëzuesit e pensionit në shumë prej jo më shumë se 11.525 denarë në muaj, gjegjësisht, jo më shumë se 14.000 denarë në muaj, si dhe shfrytëzuesit e së drejtës për kompensim të dëmit fizik janë publikuar në Fondin për pension dhe invalididtet. Nga MPPS njoftojnë se në faqen e Agjencisë së Punësimit publikohen listat e personave të papunë që janë përfitues të së drejtës së sigurimit material në formë kompensimi në të holla.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles