9.7 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

MPJ me një njoftim të jashtëzakonshëm pas përmbytjeve në Slloveni

Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se për shkak të stuhisë së madhe që ka goditur Slloveninë janë mbyllur një numër i madh i rrugëve dhe autostradave në mbarë vendin.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të largohen nga zonat e rrezikuara, veçanërisht nga zonat përreth lumenjve. Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Sllovenisë apo të kalojnë tranzit përmes saj, të kontrollojnë se cilat rrugë janë të lira.

Njëherit, luten qytetarët tanë, nëse ndodhen në rajonet e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Lubjanë, në numrat e telefonit: +386 1 421 00 21; +386 41 544 222 ose në adresën elektronike: ljubljana@mfa.gov.mk

Po ashtu, shtetasit tanë mund të paraqiten edhe në numrin e telefonit të Ministrisë +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: globalsos@mfa.gov.mk“, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Burimi: TV21

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles