8.2 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

MPJ: Delegacioni qeveritar bullgar të martën do ta vizitojë Shkupin

Vendimet e autoriteteve shëndetësore të Republikës së Bullgarisë për vetëizolim të një pjese të Kabinetit qeveritar të kryeministrit Kiril Petkov, nuk do ta ndryshojnë kornizën e dakorduar paraprakisht për vizitën e delegacionit të lartë qeveritar bullgar në Shkup, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.

Siç ceket në informatën e MPJ-së, termini 18 janar, e martë, mbetet si datë e konfirmuar për realizimin e vizitës, e cila pritet të korrespondojë edhe me zgjedhjen e Qeverisë së re në vend.

Vendimi, siç ceket në kumtesë, është sjellë pas konsultimeve të sotme mes dy ministrive të punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë.

Shërbimi për shtyp i Qeverisë bullgare sot informoi se Petkov dhe shefja e kabinetit të tij, Lena Borisllavova do të jenë në vetëizolim në ditët në vijim për shkak të kontaktit me person të infektuar me koronavirus, kështu që vizita e tij në vend, e planifikuar për më 18 janar, shtyhet dhe në vend të tij, delegacionin qeveritar bullgar që do të udhëtojë në Shkup do ta kryesojë zëvendëskryeministrja Kalina Konstantinova.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles