16 C
Struga
Thursday, May 16, 2024
spot_img

MPB-Maqedoni: Gjobiten 169 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

MPB njofton se dje ka kryer kontrolle të intensifikuara në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar shoferët të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësinë më të madhe se sa është e lejuar.

Gjatë kontrolleve të kryera janë shqiptuar 169 masa.

“Nga këto shtatë automjete kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë se sa është e lejuar, ndërsa një automjet ka lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 105 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 64 jashtë vendbanimeve”, njoftojnë nga MPB.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles