12 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

MPB: Konfiskohen 1.6 ton drogë në vlerë 3.2 milion euro

MPB-ja ka njoftuar se gjatë së Martës, në dy aksione për shkatërimin e trafikimit me drogë, në dy lokacione të ndryshme të vendit, në Strumicë dhe Manastir, ka konfiskuar 1.6 ton drogë narkotike në vlerë prej 3.2 milionë euro.

Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë një prononcimi për media tha se aksioni I parë është kryer në hapësirat e një subjekti juridik në Strumicë I regjistruar për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM

“Për shkak të parregullsive të konstatuara gjatë punës së subjektit juridik, është konfiskuar marijuanë e padeklaruar në vlerë prej rreth 3 milionë euro, me peshë mbi 1.5 ton. 1.041.50 kilogramë lule të thatë, 223.57 kilogramë gjethe të thata dhe 294.30 kilogramë biomasë, që është në kundërshtim me ligjin për droga dhe substance psikotrope”

Thuajse njëkohësisht, sipas Ministrit Spasovski, zyrtarë të Policisë për siguri të trafikut – Resnjë, në rrugën Ohër-Resnjë kanë kontrolluar një automjet “Shkoda Oktavija” me targa të Strumicës.

OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM

“Gjatë bastisjes me urdhër të Gjykatës Themelore-Resnjë, janë gjetur tri valixhe me marijuanë me vlerë të përgjithshëm rreth 200.000 euro dhe peshë rreth 50 kilogramë. Dy persona janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të ngritet kallëzim adekuat”

Nga ana tjetër, më 3 Shkurt, MPB-ja në Aeroportin e Shkupit konfiskoi një ton material për prodhimin e amfetaminave. Vlerësimet e para, sipas autoriteteve, ishin që nga materialet e konfiskuar duhej të prodhoheshin amfetaminë në vlerë prej mbi 50 milionë euro.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles