19 C
Struga
Sunday, April 28, 2024
spot_img

Mourinho zbret në Rinas: Jam gjithmonë i lumtur të vij këtu!

Saktësisht në orën 12.20 minuta e së shtunës avioni i “Air Albania” me ekipin e Romës në bord mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas. 

Futbollistët italianë dhe trajneri i tyre Jose Mourinho u pritën me të gjitha nderet nga mikpritësit e tyre zyrtarë të ekipit të “Partizanit”.

“Jam gjithmonë i lumtur të vij këtu! Nga këndvështrimi sportiv, sigurisht që është një vend që na ka mbështetur nisur nga ato që ndodhën sezonin e kaluar me Kupën.  Nga këndvështrimi personal, kam miqësi shumë të mirë me zotin kryeministër dhe jam i lumtur që po vij ta shoh dhe ta përqafoj, sepse po bën një punë të mrekullueshme për vendin”, tha zoti Mourinho.

Sot në mbrëmje Roma do të luajë takimin miqësor  me Partizanin në “Air Albania”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles