17 C
Struga
Saturday, July 27, 2024
spot_img

Mot shumë i nxehtë, priten reshje të dobëta shiu në disa pjesë të vendit

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me reshje të dobëta shiu, përcjell TV21. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, e cila pasdite do të intensifikohet përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë Celsius. Vlera e indeksit UV do të jetë 7.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë javës do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura ditore që kudo do të jenë mbi 30 gradë.

Në disa pjesë të vendit do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles