21 C
Struga
Saturday, April 13, 2024
spot_img

Moska kërcënon të bombardojë qendrat e komandës: Ukraina po sulmon territorin rus

Moska akuzon Ukrainën se po bombardon zona rezidenciale në rajonet kufitare të Rusisë. Guvernatori irajonit rus të Bryansk, Alexander Bogomaz , i cituar nga media shtetërore Tass, denoncon se dy godina banimi ishin dëmtuar dhe disa qytetarë kishin mbetur të plagosur në këtë rajon.

Raportime të ngjashme pati edhe të mërkurën, ndërsa autoritetet e rajonit perëndimor të Kursk, në kufi me Ukrainë folën për të shtëna me armë zjarri ndaj një postoblloku.

Rasti nxiti Moskën të kërcënojë me sulm, qendrat e komandës se lartë në kryeqytetin Kiev, ku përfshihet edhe presidenti, nëse trupat do të vazhdojnë të sulmojnë territorin rus.

Sakaq, Ukraina pretendon se i ka dhënë një prej goditjeve më të forta forcave të Vladimir putin, duke shkatërruar një prej anijeve kryesore të flotës ruse në Detin e Zi. Sipas Kievit, kryqëzori “Moskvo” nga ku janë lëshuar një sërë raketash në drejtim të territorit ukrainas, ishte goditur me dy raketa “Neptun”, kishte marrë flakë dhe ishte pranë fundosjes.

Por i ndryshëm është versioni që paraqet Moska, e cila flet per nje incident në bord. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes shpërthimi në bord kishte ndodhur nga një zjarr i pashpjeguar, por se kryqëzori 186 metra i gjatë ishte ende mbi det dhe po zhvendosej drejt portit.

Anija me 510 pjesëtarë të ekuipazhit ka drejtuar ofensivën detare në Ukrainë, duke u bërë një shënjestër e rëndësishme simbolike dhe strategjike. Ishte pikërisht kryqëzori “Moskva“ që kërkoi dorëzimin e ushtarëve ukrainas në ishullin e Gjarprit në fillim të konfiktit, në një prej momenteve simbol të rezistencën, ku forcat e kievit u dëgjuan të përgjigjeshin ”shkoni në ferr”

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles