18 C
Struga
Tuesday, April 16, 2024
spot_img

Molla e kuqe

Molla e kuqe
Kohë pas kohe dëgjojmë dhe lexojmë nga “patriotë” të ndryshëm se si Molla e kuqe në Nish është shqiptare dhe se atje është kufiri i shqiptarisë. Sa të mjerë janë këto pseudopatritë që shohin ëndrra me sy çelë. Mollën e kuqe harrojeni se e hëngri derri i zi sërb. Hapni sytë dhe gjeni mendjen t’i ruajmë dhe mos i humbasim këto që i kemi sot. Nuk ju shohin sytë se Mollës së verdhë në Mitrovicë dhe mollave jeshile në Kërçovë dhe në Strugë ju kërcënohet rreziku t’a pësojnë si Molla e kuqe në Nish.
Nacionalizmi i armikut është nacionalizëm agresiv institucionalme plane, programe, projekte afatshkurtra dhe afatgjata të hartuara nga akademi, kisha dhe institucione tjera shtetërore për ti zhbërë shqiptarët. Ç’bëjnë shqiptarët? Ato me të madhe largohen. Çdo ditë zbrazen vendbanimet shqiptare. Të kesh shtëpi, të kesh punë dhe t’i lësh ato dhe gjithçka tjetër dhe të marrësh torbën të ikish N’GJERMONI, do të thotë të jesh pa ideal, pa identitet, thjesht të jesh pakurrizor. Ngjashëm si tufa e dhenve kur një dele hyn në jonxhë, të gjitha delet tjera me vrap nxitojnë dhe hyjnë në jonxhë pa e kuptuar (si kafshë që janë) se të gjitha në jonxhë do ngordhin.
Vërtet në vitet e 50-ta dhe të 60-ta të qindvjeçarit të kaluar shqiptarët u shpërngulën për ne Turqi, por ajo ishte si pasojë e dhunës së egër barbaret të Rankoviçit i cili zbatonte elaboratin e ish ministrit të Titos Vasa Çubrilloviç.
Para Luftës së Dytë botërore, hebrejt jetonin në metropolet europjane ku bënin jetë të begatë dhe luksoze, por i braktisën ato dhe u kthyen në tokën e premtuar në Palestinë, por ku – në shkretëtirë pasi tokat pjellore i kishin arabët dhe punën e parë që bënin hapen puset dhe sot kanë një supershtet.
Institucionet kombëtare shqiptare bëjnë gjumin dimëror. Ato kanë dështuar. Institucionet kombëtare shqiptare studiojnë holokaustin. Leni holokaustin, le t’a bëjnë vetë ata se e bëjnë sigurisht më mirë, studioni holokaustin! Në ish RSM ishin faktorë biologjikë, sot dalëngadalë po e humbin të qenurit faktorë biologjikë. Ku është akademia e Skënderthit dhe e Paskalos-it. Sot është koha e duhur për të ndërmarrë veprimin e duhur që nesër të mos jetë tepër vonë.
Mos të lejojmë që gjeneratat e ardhëshme të na qortojnë se si i lëshuam nga dora mollën e verdhë dhe mollën jeshile, ashtu si ne sot që i qortojmë gjeneratat e kaluara të cilat lëshhuan nga dora Mollën e kuqe.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles