24 C
Struga
Sunday, May 19, 2024
spot_img

Mishell: Deri në vitin 2030, le të përgatitemi për zgjerim

Presidenti i Këshillit Evropian Sharll Mishell dërgoi një mesazh të qartë në lidhje me procesin e zgjerimit. Ai, para udhëheqësve të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, u bëri thirrje të gjithëve që të jenë gati për zgjerim në vitin 2030.

Sharll Mishell – kryetar i Këshillit Evropian (anglisht, 05.44…)

“Duhet të flasim për kohën. Duhet të flasim për detyrat e shtëpisë. Kam një sugjerim derisa e përgatisim agjendën e ardhshme strategjike të BE-së, duhet t’i vendosim vetes një qëllim të qartë. Besoj se duhet të jemi gati, nga të dyja palët, deri në vitin 2030 për zgjerim. ”

Deri atëherë, Mishell u bëri thirrje vendeve kandidate që të punojnë për reforma, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, si dhe për të kapërcyer konfliktet e mbetura dypalëshe. Sipas kreut të Këshillit Evropian, është humbur shumë kohë dhe vendet e rajonit kanë bërë progres të ngadaltë në rrugën drejt Unionit. Por tani, siç thotë ai, ka vullnet të fortë politik dhe është koha për të krijuar një të ardhme të përbashkët evropiane.

Mishell nga Bled paraprakisht iu referua procesit të ndryshimeve kushtetuese në vend. Ai në rrjetet sociale ka shkruar se mbështet plotësisht miratimin e amendamenteve kushtetuese pavarësisht, siç shtoi ai, sfidave të shumta politike. Dje, Mishell u takua me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Forumin në Slloveni ku pas takimit tha:

“Maqedonia e Veriut dhe Bashkimi Evropian kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe këtu dua ta lavdëroj kryeministrin për vendimin e tij për t’i paraqitur ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Jam i bindur dhe i sigurt se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE”, deklaroi Sharll Mishell– kryetar i Këshillit Evropian.

Ndryshe, nikoqirët slloven folën edhe për zgjerimin e Unionit. Kryeministri i Sllovenisë, Robert Gollob, bëri të ditur se procesi i zgjerimit do të zhvillohet me shpejtësi në 12 muajt e ardhshëm dhe kërkoi nga vendet e rajonit që të vazhdojnë me reformat për të mos mbetur pas.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles