5 C
Struga
Monday, May 13, 2024
spot_img

“Mirëpres të gjitha memet”, Kancelari Scholz rrëzohet duke bërë vrap

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është përfshirë së fundmi në një incident, duke u dëmtuar rëndë në njërin sy, e për pasojë ai ka vendosur një maskë për të mbuluar dëmtimet.

Scholz u rrëzua teksa bënte vrap fundjavën që lamë pas, ndërsa si pasojë e rrëzimit, ai pati dëmtime për shkak të të cilave shtyu edhe disa takime që ishin programuar në fundjavë.

Sot, ai ka postuar një foto në rrjete sociale, në të cilën duket që ka dëmtime në syrin e djathtë teksa e ka fashuar në stil pirati.

Ajo që është e dukshme janë gërvishtjet rreth e qark syrit. Megjithatë kancelari gjerman ka zgjedhur ta kalojë me humor këtë situatë.

“Kushdo që është fajtori… Mirëpres të gjitha memet. Faleminderit për të gjitha mesazhet. Duket më keq se sa është në të vërtetë!”, ka shkruar Olaf Scholz në “X”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles