8.9 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Ministria e Ekonomisë: Të martën propozimi për krizë energjetike

Ditën e martë, Ministria e Ekonomisë do të kërkojë të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi një deklaratë për Alsat, tha se nuk do të ketë masa shtrënguese për energjinë elektrike, ndërsa deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimin të rrymës për amvisëritë.

“Do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik, me të vetmin qëllim që të mund të injektohen mjete buxhetore, drejtpërdrejt në kompanitë energjetike në vend duke përfshirë këtu Elektranat e Maqedonisë dhe MEPSO-në për të rrisë likuiditetin e tyre dhe të mund të intervenojnë në importin e energjisë elektrike duke marrë parasysh se kapacitetet vendore për momentin janë të limituara”, tha Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se ende nuk dihet se sa do të zgjasë eventualisht gjendja e krizës dhe cilat masa do të ndërmerren, sepse për këtë do të vendoset të martën në seancën qeveritare.

“Qeveria në seancën e ardhshme të martën, kur edhe do të dorëzohet propozimi për shpalljen e gjendjes së krizës energjetike duhet edhe të vendosë nëse do të duhet të shpallet gjendja e krizës energjetike, sa gjatë do të zgjasë dhe cilat masa do të ndërmerren”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ditën e shtunë, Qeveria solli Dekret për shpallje të gjendjes krize në furnizimin me energji elektrike në rast të fatkeqësive natyrore dhe defekteve të tregjeve. Nëse ka krizë, atëherë është përcaktuar se ku do të ketë përkufizime, si p.sh shkyçje të të gjitha reklamave me drita, ndriçimi rrugor dhe i shesheve dhe objekteve të tjera do të ulet deri në minimum, ndriçimi i vitrinave përkufizohet deri në minimum ose do të ndalohet shfrytëzimi i energjisë elektrike për ngrohje shtesë të hapësirave afariste dhe zyrtare. Nga opozitarja VMRO-DPMNE dekretin për shpallje të krizës e quajtën si vërtetim për fshehjen e kolapsit energjetik që ka krijuar MEPSO dhe ELEM.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles