11 C
Struga
Friday, May 3, 2024
spot_img

Ministria e Ekonomisë i ka dorëzuar Qeverisë propozim për heqjen e masës për energjinë elektrike të subvencionuar për industrinë ushqimore

Shkup, 24.02.2023
Ministria e Ekonomisë ka dërëzuar në Qeveri propozim-Vendim për heqjen e masës për energji elektrike të subvencionuar për kompanitë nga industria ushqimore.
Sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë, për një pjesë të madhe të kompanive që kanë shfrytëzuar energjinë elektrike të subvencionuar nga EMV Shitja me çmim prej 80 euro për megavat orë, nuk ka ulje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë.
Në bazë të të dhënave nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, propozimi i Ministrisë së Ekonomisë drejtuar Qeverisë është që të shfuqizohet masa për të gjitha kompanitë nga sektori ushqimor.
Masa e subvencionuar e energjisë elektrike prej 80 euro për megavat/orë për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë ishte e vlefshme nga 1 dhjetori 2022 deri më 30 prill 2023.
Masa dedikohej për kompanitë që prodhojnë produkte – vaj ushqimor, bukë dhe produkte buke, miell, qumësht dhe produkte qumështi, industrinë e mishit dhe shpendëve.
Qëllimi i kësaj mase ishte që kompanitë nga sektori ushqimor të ulin çmimet e produkteve ushqimore bazë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles