10 C
Struga
Friday, May 3, 2024
spot_img

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi prezantoi të gjithë dokumentacionin për të gjitha procedurat administrative dhe gjyqësore lidhur me dhënien e koncesioneve për minierën e Ilovicës

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar sot mediat për të gjitha procedurat administrative dhe gjyqësore (vendime, konkluzione dhe informacione) lidhur me shfrytëzimin e lëndëve të para minerale – xeheve të bakrit dhe arit në lokalitetin Ilovica, komuna e Bosilovës duke filluar nga vendimi i parë e deri më sot.

Siç informoi ministri Bekteshi, kompanisë për prodhim, shitje dhe shërbime EUROMAKS RESOURCES SHPK Shkup, i janë dhënë dy koncesione fqinje për eksploatimin e lëndëve të para minerale – bakër dhe arin në lokalitetin “Ilovica” në komunën e Bosilovës dhe komunën e Novo Sellës. Për ta ka pasur një procedurë për dhënien e koncesioneve për kërkime të detajuara gjeologjike të lëndës së parë minerale.

Koncesioni i parë për lokalitetin “Ilovica”, komuna e Bosilovës

Procedura ka filluar me dorëzimin e kërkesës për koncesion për hulumtime të detajuara gjeologjike nga Felps Dodge Exploration Corporation, ku në procedurë u kërkuan dhe u morën mendime pozitive nga organet e administratës shtetërore në fushën e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe menaxhimit të ujërave në përputhje me Ligjin e atëhershëm në fuqi për lëndët e para minerale.

Është marrë vendim për dhënien e koncesionit për kryerjen e hulumtimeve të detajuara gjeologjike të lëndëve të para minerale metalike FELPS DOXH VARDAR Shkup, për çka është lidhur Marrëveshje për koncesion për hulumtime të detajuara gjeologjike me FELPS DOXH VARDAR SHPKNJP Shkup për periudhë prej 3 vjetësh, e me këtë rast në bazë të nenit 15 paragrafi 3 i Ligjit për lëndë të para minerale është lidhur aneks i marrëveshjes për koncesion me të cilën bëhet vazhdimi i periudhës së vlefshmërisë së koncesionit për periudhë prej dy vitesh deri më 26.05. të vitit 2011.

Procedura ka filluar me dorëzimin e kërkesës për marrjen e koncesionit për eksploatim nga FELPS DOXH VARDAR SHPKNJP Shkup si bartës i re-zultateve të hulumtimeve të detajuara gjeologjike, me ç’rast në procedurë janë kërkuar dhe pranuar mendime pozitive nga organet e administratës shtetërore në fushën e mjedisit jetësor dhe planmifikimit hapësinor, kulturës, pylltarisë, ekonomisë së ujërave, transportit dhe lidhjeve dhe bujqësisë dhe Komunës së Bosillovës në përputhje me Ligjin atëherë në fuqi për lëndë të para minerale.

Është marrë vendim për dhënie me koncesion për eksploatimin e lëndëve të para minerale – xeheve të bakrit dhe arit, shoqërisë për prodhim, qarkullim dhe shërbime FELPS DOXH VARDAR SHPKNJP Shkup në lokalitetin “Fsh. Illovica”, Komuna e Bosillovës dhe është lidhur Marrëveshje e Koncesionit për eksploatim në vitin 2012. Pas miratimit të Ligjit aktualisht në fuqi për Lëndë të para Minerale, është lidhur Marrëveshja e re Koncesionare e eksploatimit e cila është në përputhje me dis-pozitat e ligjit të sapomiratuar.

Me kërkesë të Koncesionarit dhe me autorizim të Qeverisë, si koncendent, është lidhur edhe aneks i marrëveshjes që rregullon dispozitat për kalimin e koncesionit për eksploatim. Periudha për të cilën është dhënë ky koncesion është deri më 24.07.2042 dhe ka një sipërfaqe prej 1,680,000 km2. Koncesionari ka dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë kërkesë për dhënien e licencës për eksploatim nga viti 2016 dhe plotësim të kërkesës nga viti 2017.  Ministria e Ekonomisë i ka dorëzuar Qeverisë in-formacion për gjendjen e plotësimit të kushteve për marrjen e lejes për eksploatimin e lëndëve të para minerale – bakër dhe arit në lokalitetin “Illovicë”, Komuna e Bosillovës, dhe në përputhje me Ekstraktin nga seanca e 141-të e Qeverisë të mba-jtur më 25 qershor të vitit 2019, Ministria e Ekonomisë obligohet me aktvendim për refuzimin kërkesës për lëshimin e lejes për eksploatim dhe të dorëzojë propozim – vendim për ndërprerje të njëanshme të Marrëveshjes për koncesion. Është miratuar Aktvendim për refuzimin e kërkesës për dhënien e lejes për eksploatim më 07.08.2019. Për këtë marrëveshje koncesionare është marrë vendim për ndërprerje të njëanshme nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 16.12.2019, vendim i cili është kundërshtuar dhe tani anuluar me Ak-tgjykimin e Gjykatës Administrative.

Koncesioni i dytë për lokalitetin “Illovica” Komuna e Bosillovës

Procedura ka filluar me dorëzimin e Iniciativës për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit për hulumtime të detajuara gjeologjike nga FELPS DOXH VARDAR SHPKNJP Shkup, me ç’rast në procedure se janë kërkuar dhe marrë mendime pozitive nga organet e administratës shtetërore nga fusha e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor , kulturës, pylltarisë, ekonomisë së ujërave, transportit dhe lidhjeve dhe bujqësisë dhe Komunës së Bosillovës, në përputhje me Ligjin atëherë në fuqi për lëndë të para minerale.Procedura për hulumtime të detajuara gjeologjike është shpallur me Thirrje Publike në Gazetën Zyrtare. Pas vlerësimit të ofertave u mor Vendim për dhënie të koncesionit për hulumtime të detajuara gjeologjike të lëndëve të para minerale – bakër dhe arin FELPS DOXH VARDAR SHPKNJP Shkup për çka është lidhur Marrëveshja e Koncesionit për Hulumtime të detajuara Gjeologjike në vitin 2011. Më pas, në përputhje me nenin 25 të Marrëveshjes së Koncesionit dhe Aktvendimit për regjistrimin e ndryshimit të emrit të koncesionarit, lidhet një aneks i marrëveshjes së koncesionit për hulumtime të detajuara gjeologjike.

Procedura ka filluar me dorëzimin e kërkesës për koncesion për shfrytëzim nga EUROMAKS RESOURCES SHPK Shkup si posedues i rezultateve të hulumtimeve të detajuara gjeologjike, me ç’rast në procedurë janë kërkuar dhe pranuar mendime pozitive nga organet e administratës shtetërore në fushën e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, kulturës, transportit, pylltarisë, ekonomisë së ujërave, transportit dhe lidhjeve dhe bujqësisë dhe Komuna e Bosillovës dhe Komuna e Novosellës, në përputhje me Ligjin e atëhershëm të vlefshëm për lëndët e para minerale.

Është marrë vendim për dhënie të koncesionit për eksploatimin e lëndëve të para minerale – bakër dhe arit, shoqërisë për prodhim, qarkullim dhe shërbime EUROMAX RESOURCES SHPK Shkup në lokalitetin “Illovica”, Komuna e Bosillovës dhe Komuna e Novosellës edhe në bazë të këtij vendimi është lidhur marrëveshje për koncesion për eksploatim.

Për këtë qëllim, Qeveria ka miratuar Vendim për ndryshimin e Vendimit për dhënien e koncesionit për eksploatimin e lëndëve të para minerale – bakër dhe arin Shoqërisë për prodhim, qarkullim dhe shërbime EUROMAKS RESOURCES SHPK Shkup në lokalitetin “Illovica”, Komuna e Bosillovës dhe Komuna e Novosellës dhe në bazë të këtij vendimi është lidhur Aneks i Marrëveshjes së Koncesionit të eksploatimit. Periudha për të cilën është dhënë ky koncesion është deri më 13.01. të vitit 2046 dhe ka sipërfaqe prej 13.739528 km2. Koncesionari ka dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë kërkesë për lëshimin e licencës për eksploatim nga viti 2019, ndërkohë që e njëjta nuk është e kompletuar, për çka është njoftuar.

Bashkimi i koncesioneve për eksploatim në lokalitetin “Illovica”, Komuna e Bosillovës.

Në bazë të nenit 61 të Ligjit për lëndë të para minerale në funksion të hulumtimit ose eksploatimit racional dhe ekonomik të lëndëve të para minerale, mund të bëhet bashkimi ose shkrirja e dy koncesione ngjitur në raste kur koncesionet shtrihen në miniera të njëjtë për lloj të njëjtë të lëndës së parë dhe t’i jenë ndarë subjektit të njëjtë. Periudha e kohëzgjatjes së koncesionit, pas bashkimit, do të jetë afati më i shkurtër nga dy koncesionet. Nisur nga kjo situatë faktike, Koncesionari i ka dorëzuar  Ministrisë së Ekonomisë më 29.01.2016 Kërkesë për bashkimin e koncesioneve të mësipërme për eksploatim. Në përputhje me ligjin, Ministria e Ekonomisë ka kryer inspektim në vend me Procesverbalin dhe përcaktoi se procedura për bashkimin e koncesioneve mund të vazhdojë dhe se pas bashkimit të dy koncesionet do të përfaqësojnë një tërësi.

Në shkurt të vitit 2017, Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar Propozim-vendim të arsyetuar për bashkimin e koncesioneve me Informacion për bashkimin e koncesioneve.
Kjo informatë është vendosur në rendin e ditës të seancës së 64-të të Qeverisë së mbajtur më 17.04.2018,  si dhe në rendin e ditës të seancës së 65-të të Qeverisë të mbajtur më 24.04.2018, por nuk është marrë asnjë vendim për të.
Ky informacion është futur sërish në rendin e ditës të seancës së 112-të të Qeverisë të mbajtur më 25.12.2018 (Shtojca nr. 32), dhe në rendin e ditës të seancës së 114-të të Qeverisë të mbajtur më 08.01.2019, por ndaj saj nuk është marrë asnjë vendim. Pas miratimit të aktgjykimit nga Gjykata Administrative, koncesionari dorëzoi në Ministrinë e Ekonomisë më 12.06.2023 Parashtresë ndaj kërkesës për bashkimin e koncesioneve për eksploatim.

Procedura gjyqësore për lokalitetin “Illovica” Komuna Bosillovë

Në përputhje me Aktvendimin e miratuar për refuzimin e kërkesës për lëshimin e lejes për eksploatim, kundër këtij aktvendimi, koncesionari në afatin e përcaktuar ligjor, ka parashtruar ankesë në Komisionin Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative nga marrëdhënia e punës të shkallës së dytë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Duke vepruar ndaj Ankesës kundër Aktvendimit për refuzimin e kërkesës për lëshimin e lejes për eksploatim, organi  i shkallës së dytë ka miratuar Aktvendimin, me çka refuzohet kërkesa për lëshimin e licencës për eksploatim si e pabazë.
Duke pasur parasysh se Aktvendimi për refuzimin e kërkesës për dhënien e lejes për eksploatim është përfundimtar, Qeveria ka miratuar Vendim për ndërprerjen e njëanshme të Marrëveshjes së Koncesionit për eksploatimin e lëndëve të para minerale – xehet e bakrit dhe arit në lokalitetin “Fsh. Illovica” Komuna e Bosillovës.
Me Aktgjykimin e Gjykatës Administrative më 21.10.2020, refuzohet si e pabazë padia e paditësit – Shoqërisë për prodhim, qarkullim dhe shërbime EUROMAKS RESOURCES SHPK Shkup, kundër Vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut më 16.12. të vitit 2019.

I pakënaqur me këtë vendim, Paditësi ka bërë ankimim në Gjykatën e Lartë Administrative, të cilit i është dorëzuar përgjigje.

Nga Gjykata e Lartë Administrative është miratuar Aktvendimi më 08.07.2021, me të cilin revokohet Aktgjykimi i Gjykatës Administrative më 21.10.2020 dhe çështja i kthehet gjykatës së shkallës së parë për rigjykim.

Me Aktgjykimin e Gjykatës Administrative më 30.03  pas padisë së paditësit Shoqëria për prodhim, qarkullim dhe shërbime EUROMAKS RESOURCES SHPK Shkup, padia e paditësit dhe Vendimi i kontestuar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e njëanshme të Marrëveshjes për koncesion për eksploatimin e lëndëve të para minerale – xeheve të bakrit dhe arit në lokalitetin “Fsh. Illovicë”, Komuna e Bosillovës më 16.12. të vitit 2019 anulohet dhe lënda i kthehet organit të paditur për rishqyrtim dhe vendimmarrje.

Me aktgjykim, organi i paditur është i detyruar të veprojë dhe të zbatojë mirëkuptimin ligjor dhe vërejtjet e dhëna të Gjykatës Administrative.

Kundër aktgjykimit nuk lejohet ankesë, dhe në përputhje me nenin 69 paragrafi 4 të Ligjit për kontestet administrative.

Në të njëjtën kohë, Shoqëria për prodhim, qarkullim dhe shërbime EUROMAKS RESOURCES SHPK Shkup ka dorëzuar parashtresën për Kërkesën për bashkim koncesioni më 12.06.2023, me të cilën rinovohet Kërkesa për bashkim të koncesioneve dhe i cili gjithashtu i nënshtrohet udhëzimeve dhe vërejtjeve të dhëna nga Gjykata Administrative.
Në arsyetimin e Aktgjykimit (faqe 9 paragrafi 3), Gjykata Administrative vlerëson se bashkimi i koncesioneve paraqet një çështje të veçantë juridike, respektivisht procedurë të veçantë për të cilën organi kompetent të cilit i është dorëzuar kërkesa – Ministria e Ekonomisë, në përputhje me rregullat e procedurës administrative është e obliguar të veprojë dhe të miratojë aktin përkatës administrativ.

Ministria e Ekonomisë, duke vepruar sipas udhëzimeve të aktgjykimit në fjalë, si dhe kërkesës së ripërtërirë për bashkimin e koncesioneve, ka përgatitur propozim-vendim për bashkimin e koncesioneve për eksploatimin e lëndëve të para minerale – bakrit dhe xeheve të arit në lokalitetin “fsh. Illovica”, Komuna e Bosillovës, me koncesionin për eksploatimin e lëndës së parë minerale në lokalitetin “Illovica”, Komuna e Bosillovës dhe Komuna e Novosellës Shoqërisë për prodhim, qarkullim dhe shërbime EUROMAKS RESOURCES SHPK Shkup, dhe e kanë dorëzuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 24-655/6 më 26.06. të vitit 2023.

Me propozim-vendimin për bashkimin e koncesioneve për eksploatim nuk ndryshon gjendja faktike, por do të ndryshohen koordinatat e koncesioneve të dhëna në drejtimin që ato përfaqësojnë një tërësi. Afati i vlefshmërisë së koncesionit të kombinuar do të jetë afati më i shkurtër i dy koncesioneve, pra deri më 24.07.2042.

Është miratuar Vendimi për bashkimin e koncesioneve prej 27.06. të vitit  2023 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 141/2023).

Në seancën e kaluar të Qeverisë është marrë Vendim për anulimin e Vendimit për bashkimin koncesionit për lëndët e para minerale – xehja e bakrit dhe arit në lokalitetin fshati Illovicë, komuna e Bosilovës me koncesionin për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale bakër dhe arin në lokalitetin Ilovica, komuna e Bosilovës dhe komuna Novosellë e ndërmarrjes për prodhim, shitje dhe shërbime EUROMAX RESOURSES DOO SHKUP.

Me këtë vendim, pas botimit në Gazetën Zyrtare, pushon së vlefshmi Vendimi për bashkimin e koncesioneve nga data 27.06.2023.

Të bashkangjitur ua dërgojmë linkun me dokumentacionin e plote për të gjitha procedurat administrative dhe gjyqesore (vendime, konkluzione dhe informacione) që kanë të bëjnë me eksploatimin e lëndëve të para minerale – xeheve të bakrit dhe arit në lokalitetin Ilovica, Komuna Bosillovë, duke filluar nga vendimi i parë e deri me sot.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles