12 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në takime bilaterale në kuadër të procesit të skriningut në Bruksel

Në kuadër të negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, prej sot ndodhet në vizitë pune treditore në Bruksel, ku do të mbahet skriningu bilateral për kapitullin 26-të Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport dhe për Kapitullin 20 – Pronësia industriale.
Në takimet bilaterale, ministri Shaqiri do të japë pasqyrë të plotë të reformave në kuadër të proceseve integruese evropiane, si dhe gatishmërinë e vendit për të qenë faktor aktiv në rrjetet evropiane kërkimore.
Modernizimi dhe avancimi i arsimit dhe shkencës janë bazë për ndërtimin e kapitalit njerëzor krijues dhe cilësor si kusht për zhvillimin dhe prosperitetin e shoqërisë demokratike.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles