8.5 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri do të marrë pjesë në Samitin e KB-së për transformimin e arsimit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri do të marrë pjesë në Samitin e transformimit të arsimit, i cili do të mbahet nga 16 deri më 19 shtator në Nju Jork SHBA. Samiti, i thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, synon të mobilizojë veprimin politik global, të kërkojë zgjidhje dhe të tregojë solidaritet në periudhën pas pandemisë, me synim përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Sistemeve arsimore u nevojitet rishikim, në mënyrë që të mund të përvetësojnë humbjet e të mësuarit të shkaktuara nga pandemia, të krijojnë mekanizma për të tejkaluar sfidat e ardhshme, të mundësojnë barazi dhe përfshirje, si dhe cilësi dhe rëndësi. Një e ardhme e begatë për fëmijët dhe të rinjtë ndërtohet përmes arsimit të bazuar në një aspiratë kolektive për paqe, drejtësi, të drejta të njeriut dhe zhvillim të qëndrueshëm, prandaj Samiti përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për të paraqitur dhe dëgjuar përvojat globale, situatat dhe sfidat aktuale në një vend, si dhe strategji për ndërtimin e arsimit cilësor për shekullin e 21-të

Samitit të Transformimit të Arsimit i parapriu parasamiti në selinë e Organizatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë të KB-së (UNESCO) në Paris, Francë, në qershor të këtij viti, ku ministri Shaqiri theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut jo vetëm që mundësoi vazhdimësinë e procesit arsimor gjatë pandemisë, por gjatë kësaj periudhe nisi dhe filloi reformën më të madhe arsimore. Ai theksoi se arsimi kombëtar po transformohet në sistem që i pranoi kërkesat e shoqërisë bashkëkohore digjitale, përmes programeve dhe materialeve të reja mësimore që futen gradualisht, ndërsa ndryshimet fokusohen në relacionin nxënës-mësimdhënës si dhe në përmirësimin e infrastrukturës arsimore.

Në kuadër të përgatitjeve për Samitin, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen e UNICEF-it, ka zbatuar konsultime kombëtare me të gjithë faktorët përkatës se si duhet të duket arsimi në vend në të ardhmen: me shoqërinë civile, me deputetët, me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, ndërsa ishte organizuar edhe punëtori vizionare me përfaqësues të rinjsh.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbeten të përkushtuara në ndërtimin e sistemit arsimor kombëtar që mëson njohuritë dhe aftësitë e domosdoshme në shekullin 21 dhe krijon shkolla që janë inkluzive, të sigurta dhe mjedise të drejta për fëmijët dhe të rinjtë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles