6.4 C
Struga
Monday, March 25, 2024
spot_img

Mexhiti: Nuk mund të luftohet një qeveri pro europiane

Në emisionin debativ në Klan Macedonia, nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti ka folur mbi situatën politike në vend dhe zhvillimet e e fundit.

“Shqiptarët dhe maqedonasit janë dy kombe dhe në parim kemi situata ku numrat pas zgjedhjeve shfaqin shumicë me shumicë dhe ne nuk kishim mundësi të sjellim LSDM-në kur ishte shum poshtë. Tash erdhi koha dhe e sollëm në formë”, ka theksuar Mexhiti.

Lidhur me takimin dhe shumicën e re të formuar, Mexhiti shtoi se në këtë takim nuk u panë krerët e partive.

“Levica në tavolinë nuk kishte krerët e partive por këta të dy, dhe se në atë tavolinë ishte faktorë pikërisht në një tavolinë ku Levica është anti kombëtare, anti fetare dhe anti NATO”, theksoi më tej Mexhiti.

I pyetur mbi opcionet që ka Bashkimi Demokratik për Integrim, Mexhiti tha se tashmë të hapur i kanë të gjitha opcionet.

“Në BDI të gjitha opcionet janë të hapura. Sot Ahmeti me Mickoskin patën takim dhe në pikat kryesore që është folur është dhe Marrëveshja e Prespës. Sa i përket suksesit, ne jemi anëtarë i NATO-s dhe u hap problemi i Bullgarisë dhe se është problem serioz. Derisa të njejtat nuk janë tek Levica sepse është kundër NATO, BE, kundër pavarësisë së Kosovës”, ka shtuar Mexhiti.

Ndërkohë duke folur mbi takimin e opozitës dhe mbledhjen e tyre, Mexhiti tha se janë ngritur kundër një qeverie që e futi vendin në NATO.

“Jeni mbledh në atë tavolinë se keni interes të përbashkët dhe se aty jeni kundër kësaj qeverie që e bëri ndryshimin e emrit, e futi shtetin në NATO dhe bëri procese tjera të mëdha. BDI kërkon besimin e qytetarëve dhe se pasi të merr votën bën koalicion me shumicën kurse ju dëshironi të ktheni 2006 si PDSH që erdhi pa vullnetin e popullit. Orientimi i shtetit euro atlantik dhe Marrëveshja e Prespës të njihet nëse ulemi dhe bëjmë bisedime me VMRO por pa Levicën”, shtoi Mexhiti.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles