16 C
Struga
Tuesday, May 14, 2024
spot_img

Mevmed Dzemajloski, pronari i “Podgorkës” lufton gjuhën shqipe në Podgorcë dhe politikat e Ali Ahmetit dhe kombit Shqiptar!

Mevmed Dzemajloski pronari i “Podgorkës”, i cili jeton dhe punon me shqiptarët në Strugë dhe më gjërë, ka mar persipër flamurin për të penguar implementimin e gjuhës shqipe ne fshatin Podgorcë, ku mbi 12 femijë kanë shprehur deshirën të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe. Ky njeri që me grupin e tij del kundër kushtetutës të RMV-së, e cila thotë se në shtet edhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe del mbi ligjin e gjuhës shqipe, ku është qartazi e shkruar se në komunën ku ka mbi 20% shqiptarë, gjuha shqipe është zyrtare.

Mevmed Dzemajloski ka organziuar grupe të cilin e udhëheq nipi i tij, Abaz Dzemajloski dhe dy mësuesit në shkollën fillore, Nazif dhe Idri, të cilët shkojnë nëpër shtëpi dhe ju bëjnë presion prindërve, që mos të lejojnë implementimin e gjuhës shqipe në shkollën e Podgorcit, si akt i cili do të demtojë fshatin dhe do ta zhduk gjuhën maqedonase nga ai fshat, kinse do të humbasin vende të punës, edhe pse të gjithë të punësuarit janë maqedonas nga komuna e Vevçanit etj. 

Kjo punë ndodh kur prindërit me ngulm kërkojnë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën e bashkvendasve të vet shqiptar në Strugë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles