9.7 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

“Metallica” shtyn koncertin, vokalisti i doli pozitiv me COVID

Grupi i famshëm i zhanrit “heavy metal”, “Metallica”, është detyruar ta shtyjë koncertin e paraparë të mbahet të dielën në Phoenix, pasi që vokalisti James Hetfield ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njofton CNN.

“Na vjen shumë keq të njoftojmë se koncerti i paraparë të mbahej në ‘State Farm Stadium’ është shtyrë për të shtunën, 9 shtator, 2023, pasi fatkeqësisht, James ka rezultuar pozitiv me COVID. Jemi shumë të dëshpëruar dhe na vjen keq për çdo shqetësim që kemi shkaktuar”, është thënë në njoftimin e grupit në platformën “X”.

Shfaqja ishte paraparë të mbahej sonte. Bendi aktualisht është në turne në SHBA dhe po mban nga dy koncerte në çdo qytet.

Rastet me COVID-19 janë rritur në SHBA këtë verë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles