10 C
Struga
Friday, May 3, 2024
spot_img

Meta: Të unifikojmë opozitën dhe t’i japim fund komunikimit me regjimin

Kreu i Partisë së Lirisë doli në një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes së tij me kreun e Rithemelimit Sali Berisha. Ai tha se opozita duhet të bashkohet dhe të shkëpusë çdo komunikim me regjimin.

Sipas tij ka qenë Rama ai që ka bërë çmos për të përçarë e për të blerë opozitën, në mënyrë që të përjetësojë regjimin etij.

“Të tre deputetët e opozitës duhet ti përgjigjen sakrificës që kanë bërë ata që i kanë votuar në zgjedhjet e vitit 2021 dhe të ndalojnë çdo komunikim me këtë regjim që investimin më të madh e ka bërë për të përçarë opozitën, për të blerë segmente të caktuara të saj dhe për të përjetësuar këtë regjim që është në kurriz të gjithë shqiptarëve”.

I pyetur se cili është kryetari i duhur iu partisë demokratike, Bardhi apo Bash, Meta tha se këtë gjë nuk mund ta vendos ai por vota.

“Ne demokraci ju e dini shumë mirë se është vota, është shumica ajo që cakton legjitimitetin, kështu që besoj se e keni të qartë, por kjo nuk është një detyrë e imja. Për mua e rëndësishme është unifikimi i opozitës dhe dhënia fund njëherë e përgjithmonë e çdo komunikimi me regjimin”,-tha Meta.

Meta komentoi gjithashtu edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar, ku tha se në një qeverisje të kalbur, çdo ndryshim, shkon keq e më keq.

“Hiq Lenën, vër Prenën, gjithnjë e më rëndë do shkojë një qeverisje e kalbur në themelet e saj dhe që baziohet vetëm në arrogancë, në shtypje dhe në një korrupsion skizofrenik”,-tha Meta.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles