11 C
Struga
Friday, May 3, 2024
spot_img

Mesazhe për seancën e ndryshimeve kushtetuese, Kovaçevski: Për Maqedoninë europiane, duhen 80 vota

Seanca e nesërme për nevojën e ndryshimeve kushtetuese do të nisë me qëndrimet e pandryshuara të opozitës, e cila nuk jep mbështetje dhe kërkon zgjedhje të parakohshme. Kryeministri Kovaçevski thotë se 80 vota u nevojiten qytetarëve për të vazhduar rrugën europiane dhe për këtë çështje pret që të hapet debat në Kuvend. Sa më shpejt t’i realizojmë ndryshimet kushtetuese, aq më shpejt do të bëhemi anëtare e Bashkimit Europian, tha Kovaçevski.

“Për të votuar për Maqedoni europiane duhen 80 deputetë, ndërsa Qeverisë i nevojiten 61 deputetë për të marrë vendime të plotfuqishme dhe të punojë deri në zgjedhjen e qeverisë së ardhshme. Një shumicë prej dy të tretave në Kuvend për këto ndryshime kushtetuese është imperativ për çdo qytetar në vend. Cili është shpjegimi i VMRO-së se pse është kundër? Nuk thuhet asgjë në njoftim. Kjo gjë tani është diçka më e re, diktati bullgar. Vijnë nga Bashkimi Europian dhe thonë se ky nuk është  propozim bullgar, ky është  propozim i Bashkimit Europian”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Ministri i jashtëm, Bujar Osmani, një ditë para seancës për ndryshimet kushtetuese u ka dërguar mesazh deputetëve.

“Nga ju do të varet nëse me pranimin e ndryshimit të Kushtetutës do të vazhdojmë bisedimet sipas kapitujve për anëtarësim në Union apo do t’i ndalim negociatat në një afat më të gjatë. Unë po them me  përgjegjësi se ne nuk po e bëjmë këtë nën diktatin e Bullgarisë, as për shkak të shantazhit nga ana e saj. Ky është një kompromis në negociatat pasi memorandumi i tyre për BE-në për mosnjohjen e gjuhës dhe kombit maqedonas nuk mori mbështetje nga shtetet anëtare. Një kompromis me të cilin e mbrojtëm gjuhën dhe identitetin maqedonas”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles