19 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Merret vendim për dërgimin e pjesëtarëve të ARM në disa misione të huaja

Në seancën e sotme të Qeverisë me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes janë marrë më shumë vendime për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në disa misione të huaja, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Pjesëtarët e Armatës do të dërgohen në misionin e NATO-s „NATO Mission Iraq – NMI” në Irak, në operacionin ndërkombëtar të BE-së “ALTEA”, në Bosnjë e Hercegovinë, në operacionin e NATO-s “KFOR” në Kosovë, në misionin e NATO-s “Prani e përforcuar e zgjeruar” (enhanced Forward Presence – eFP ) në Letoni, si edhe në operacionin ndërkombëtar të KB-së, “UNIFIL” në Liban.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles