12 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Merkel ngre alarmin: Putin nuk po bën blof me armët bërthamore, merreni seriozisht

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka ngritur shqetësimin për kërcënimet bërthamore nga Vladimir Putin në fjalimin e tij, i cili njoftoi një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Merkel, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i marrë seriozisht fjalët e Putinit dhe të mos i konsiderojë ato si blof, i cili u fokusua në nevojën për të mbrojtur sovranitetin territorial të Ukrainës, si dhe në veprime të koordinuara.

Duke folur të martën, në hapjen e “Fondacionit Helmut Kohl” (“Bundeskanzler-Helmut-Kohl-Stiftung”), Merkel iu referua, ndër të tjera, luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, por edhe të fortit të Kremlinit.

“Fjalët e tij duhen marrë seriozisht”, tha ish kancelarja demokristiane, duke shtuar: “Të marrësh fjalët seriozisht dhe të mos i hedhësh poshtë si blof në radhë të parë nuk është aspak një shenjë dobësie apo qetësimi, por një demonstrim politik i inteligjencës”, e cila “kontribuon në ruajtjen e një kufiri manovrimi ose, të paktën, diçka po aq të rëndësishme, në krijimin e një të reje “.

Merkel iu referua ish-kancelarit gjerman dhe mentorit të saj, Helmut Kohl, si një politikan që zotëronte këtë inteligjencë politike: ” Kohl do të bënte gjithçka sot për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës, por në të njëjtën kohë ai do të kishte parasysh se si Marrëdhëniet me Rusinë mund të ringjallen në të ardhmen, jo nga lëvizjet e njëanshme të Gjermanisë, por gjithmonë në marrëveshje me të gjithë partnerët në BE dhe NATO.”

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles