17.2 C
Struga
Saturday, June 15, 2024
spot_img

Memet Zhaku emërohet nga Osmani përfaqësues special i kryesuesit për të rinjtë në OSBE

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, në kuadër të kryesimit të Organizatës në vitin 2023, emëroi dy përfaqësues të rinj special të kryesuesit: për organizata joqeveritare, Andrea Stojkovski dhe për të rinjtë, Memet Zhaku.

Osmani, duke pasur parasysh rëndësinë e sektorit joqeveritar, si dhe të ardhmen dhe pozitën e të rinjve në vend dhe në rajonin e OSBE-së, në listën e përfaqësuesve specialë të tij i shtoi edhe këto dy pozita, krahas përfaqësuesve special të emëruar paraprakisht të kryesuesit të OSBE-së, të cilët do t’i ndihmojnë në punën e tij, me qëllim që të sigurohet koordinim më i mirë i përpjekjeve të vendeve pjesëmarrëse për promovimin e rolit në këto fusha.

Stojkovski dhe Zhaku, në kuadër të mandateve të tyre dhe në koordinim të ngushtë me kryesuesin Osmani, e në linjë të qëllimeve priortitare të theksuara në Programin e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut, do të ofrojnë mbështetje për realizimin e aktiviteteve që janë të rëndësishme edhe për ne, si dhe do të kontribuojnë në forcimin e pozitës së sektorit joqeveritar dhe të të rinjve në të gjitha aspektet e OSBE-së, përmes promovimit të dimensionit politik të portofolave të tyre dhe përfaqësimit të duhur të grupeve të interesit, organizimit të një sërë forumesh, konferencash dhe ngjarjeve të tjera të ngjashme.

“Kam kënaqësinë që t’i prezantoj Stojkovskin dhe Zhakun, si përfaqësues specialë të mi në kuadër të kryesimit të OSBE-së, për të cilët jam i bindur se me dinjitet do ta ushtrojnë këtë pozitë. Perspektivat dhe kontributet e shoqërisë civile dhe të rinisë janë të rëndësishme në punën e të gjitha tri dimensioneve”, tha Osmani.

Kryesuesi Osmani deri më tani i ka emëruar edhe këta përfaqësues personalë (PP) dhe specialë (PS): Amb. Henrik Viladsen, PS/Koordinator i Projektit të OSBE-së në Ukrainë

Amb. Andrej Kaspizhik, PP për konfliktin, i cili adresohet në kuadër të Konferencës së Minskut të OSBE-së; Amb. Tomas Majer-Harting, PS mbi procesin e zgjidhjes së dallimeve lidhur me Transnistrinë; Amb. Viorell Moshanu, PS për Kaukazin e Jugut, Liliana Palihoviçi, PS për barazinë gjinore; Anita Ramasastri, PS për luftën kundër korrupsionit, Valijant Riçi, PS për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Ismail Haki Musa, PP për luftën kundër intolerancës dhe diskriminimit ndaj myslimanëve; Regina Polak, PP për luftën kundër racizmit, ksenofobisë dhe diskriminimit, gjithashtu me fokus në intolerancën dhe diskriminimin ndaj krishterëve dhe anëtarëve të feve të tjera; Rabini Endru Bejkër, PS për Luftën kundër Antisemitizmit; Kolonel Goran Vasilevski, shef i Grupit të Planifikimit të Nivelit të Lartë të OSBE-së.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles