21 C
Struga
Sunday, July 3, 2022
spot_img

Mediat amerikane: Vladimir Putin dritë jeshile. “Të pushtohet Ukraina” 

Kanë qenë të shumta hamendësimet dhe datat e dhëna nga shërbimet inteligjente se kur Rusia mund të nisë pushtimin e Ukrainës.

Vetëm pak minuta më parë stacioni televiziv amerikan CBS bazuar në informacione që vijnë nga agjencitë inteligjente thotë se: SHBA ka informacione se trupat ruse kanë marrë urdhrin për vazhduar me planin e pushtimit të Ukrainës. Komandantët e ushtrisë ruse në terren janë duke u marrë me përgatitjet e planeve specifike, raporton CBC, të cilit i referohet Top Channel.

Vlerësimet e fundit nga qeveria amerikane sugjerojnë se numri i trupave ruse të vendosura tani përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje, është midis 169 mijë dhe 190 mijë.

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar javët e fundit se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar në çdo kohë, por Rusia i ka mohuar pretendimet, duke thënë se trupat po kryejnë stërvitje ushtarake në rajon.

Të premten presidenti amerikan, Joe Biden, tha se tani ishte “i bindur” se presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur të pushtojë Ukrainën.

Ndonëse për javë të tëra kishte thënë se SHBA-ja nuk ishte e sigurt nëse Vladimir Putini kishte marrë vendimin përfundimtar, presidenti Biden tha se gjykimi i tij kishte ndryshuar, duke ju referuar të dhënave të shërbimeve amerikane të zbulimit.

Presidenti Biden përsëriti kërcënimin e tij për vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe diplomatike kundër Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën, duke i bërë thirrje presidentit rus të rishqyrtojë veprimet e tij.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë ishin më të bashkuar se kurrë për t’u siguruar që Rusia të paguajë një çmim të lartë nëse hidhet në pushtim të Ukrainës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles