21 C
Struga
Wednesday, July 24, 2024
spot_img

Më 4–5 shtator, Presidentja Osmani e ftuar në Shqipëri nga Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë Shqipërinë më 4–5 shtator, me ftesë të homologut Bajram Begaj.

Në agjendën e presidencës, vizita parashikohet të nisë me një pritje zyrtare, për t’i lënë vendin takimit mes dy delegacioneve dhe një konference të përbashkët për mediet.

Vizita zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet dhe për rajonin.

Takimi i fundit zyrtar mes dy kryeshtetarëve u mbajt në Prishtinë në muajin shkurt dhe me atë rast presidenti Begaj uroi Kosovën për Ditën e saj të Pavarësisë, ndërsa më 15 gusht të vitit 2022 në Prishtinë, Begaj realizoi vizitën e tij të parë si president, duke u pritur nga homologia Osmani.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Agjenda për datën 4 Shtator

10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

/rtsh.al/

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles