11 C
Struga
Saturday, November 27, 2021
spot_img

Mbretëria e Bashkuar miraton pilulën kundër COVID-19

Pilula e parë e krijuar për ta trajtuar COVID-19 është miratuar nga rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pilula – molnupiravir – do t’u jepet dy herë në ditë pacientëve të rrezikuar të cilat janë diagnostikuar së fundmi me sëmundjen e COVID-19. Në provat klinike, pilula, e krijuar fillimisht për të trajtuar gripin, zcvogëlon rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjen për gjysmë.

Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, tha se trajtimi ishte një “ndryshues i lojës” për njerëzit e ndjeshëm si dhe me ata me imunitet të dobët.

“Sot është një ditë historike për vendin tonë, pasi Mbretëria e Bashkuar është vendi I parë në botë që miraton ilaçin antiviral që mund të merret në shtëpi për të trajtuar COVID-19”, ka thënë ai në një deklaratë.

Molnupiravir, i zhvilluar nga kompanitë amerikane të barnave Merck, Sharp dhe Dohme (MSD) gjithashtu dhe Ridgeback Biotherapeutics, është ilaçi i parë antiviral oral për COVID-19, i cili mund të merret si pilulë në vend që të injektohet.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles