20 C
Struga
Sunday, April 14, 2024
spot_img

Mbi tetë mijë raste aktive në Maqedoninë e Veriut

Në spitalin për fëmijë në Kozle është hospitalizuar një 21 vjeçar i infektuar me coronavirus.

Fëmijët e hospitalizuar janë të moshës nga 2 muaj deri 16 vjet, ndërsa drejtori i këtij spitali, Besnik Zeqiri theksoi se fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Për 10 ditë numri i rasteve aktive u rrit për 1.300, ndërsa në fund të tetorit kishte rreth 6.700 raste aktive, kurse me rastet e reja, numri i rasteve aktive është 8.006.

Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 677 raste të reja nga 3.317 testime, 13 të vdekur dhe 517 të shëruar.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë njoftojnë se përfshirja me një dozë të vaksinës te popullata mbi 18 vjet është 57%, ndërsa me dy doza janë përfshirë 46% e qytetarëve.

Sa i përket popullsisë së përgjithshme, gjithsej janë vaksinuar 39% e popullsisë, ndërsa me dy doza vetëm 37%. Me dozë të tretë deri tani janë vaksinuar mbi 43 mijë persona.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles