6.4 C
Struga
Monday, March 25, 2024
spot_img

Mbi 800 mijë persona kanë vdekur deri më tani nga COVID-19 në SHBA

Më shumë se 800 mijë persona në SHBA kanë vdekur deri më tani nga coronavirusi, numri më i lartë i viktimave i regjistruar nga një vend në botë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, njoftimi vjen pasi SHBA-ja arriti të hënën në 50 milionë raste të konfirmuara nga virusi vdekjeprurës.

Shumica e vdekjeve janë regjistruar në mesin e të pavaksinuarve dhe të moshuarve, dhe më shumë amerikanë vdiqën në vitin 2021 se sa në vitin 2020.

SHBA po sheh sërish rritje të vdekjeve me një shkallë alarmante.

Bëhet e ditur se 100 mijë fatalitetet e fundit erdhën vetëm në 11 javët e fundit, një ritëm më i shpejtë se çdo moment tjetër përveç rritjes së dimrit të kaluar.

“Valët e sëmundjes që ne po shohim do të vazhdojnë derisa imuniteti i nivelit të popullsisë të jetë mjaft i lartë për t’i parandaluar ato. Por ne ende nuk jemi aty”, tha Keri Althoff, një epidemiolog te Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles