5.9 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Mbi 60 për qind e bullgarëve vlerësojnë se Maqedonia e Veriut duhet të anëtarësohet në BE

Rritet përqindja qytetarëve në Bullgari që vlerësojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të fillojë negociatat me BE-në, pa arritur një marrëveshje për çështjet e hapura.

Ky është mendimi i 29.6 për qind e të anketuarve, që është një rritje prej rreth 13 për qind krahasuar me nëntorin e vitit 2020.

Pothuajse 61% e qytetarëve bullgarë besojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE), tregojnë rezultatet e një sondazhi të publikuar nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).

Kjo është përgjigja e pyetjes – cili është interesi parimor i Bullgarisë për anëtarësim në RMV-së në BE, nëse çështjet kontestuese lihen anash? 60,9% e bullgarëve janë përgjigjur se vendi duhet të bëhet anëtar i Unionit, dhe 32,2% e të anketuarve kanë thënë se Maqedonia e Veriut nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së.

Interesante janë edhe krahasimet e qëndrimeve të qytetarëve për pyetjen – a duhet thënë “po” në fillim të negociatave, pa arritur marrëveshje për çështjet e hapura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut?

“Po” janë përgjigjur 29,6 për qind e të anketuarve që në këtë anketë është një rritje prej rreth 13 për qind krahasuar me përgjigjet e dhëna në anketën e nëntorit 2020, kur 16.9 për qind ishin përgjigjur pozitivisht.

69% e bullgarëve mendojnë se nuk duhet lejuar fillimi i negociatave pa zgjidhjen e çështjeve të hapura. Në nëntor 2020 me këtë qëndrim ishin 81.1 për qind.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles