17.4 C
Struga
Thursday, July 25, 2024
spot_img

MASH:Me trajnime të vazhdueshme forcojmë mbështetjen psikosociale në shkolla, në shëndetin mendor të nxënësve që është kusht për arsimin cilësor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe UNICEF punojnë vazhdimisht në përmisimin  e  shëndetit mendor dhe mirëqenien e nxënësve . Faktori kryesor për sigurimin e qasjes cilësore të bashkëpunëtorëve profesional në punën me nxënësit  është trajnimi i tyre.

Tetë punëtori rajonale u organizuan në maj të këtij viti për të forcuar aftësitë e bashkëpunëtorëve profesional për t`u përballur në mënyrë efektive me gamë të ndryshme të sfidave në lidhje me shëndetin mendor të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Në punëtori morën pjesë 521 bashkëpunëtorë profesionalë, gjegjësisht më shumë se gjysma e psikologëve, pedagogëve, edukatorëve  special dhe sociologëve që punojnë në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Më parë, në kuadër të Programit për ndihmë dhe mbështetje psikosociale në përmisimin  e mirëqenies dhe shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve në institucionet dhe mjediset arsimore, shëndetësore dhe në institucionet e përkujdesisë dhe mjediset,  të zhvilluar nga UNICEF në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit, përmes sesioneve të mentorimit ishin të  përfshirë 649 bashkëpunëtorë profesional.

Vlerësimi i aktiviteteve të Programit tregoi se bashkëpunëtorët profesional kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme me materiale, trajnime, mbështetje kolegjiale dhe burime të tjera që kanë të bëjnë me shëndetin mendor, zgjerimin e programit të shëndetit mendor dhe bashkëpunim të zgjeruar përmes praktikuesve dhe profesionistëve në fushën e shëndetit mendor.

UNICEF-i punon për zgjerimin e Programit duke zhvilluar modul të veçantë i cili  fokusohet në shëndetin mendor të adoleshentëve. Janë paraparë  tetë punëtori rajonale shtesë të mbahen gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm shkollor 2023/24. Si shtesë , të gjitha materialet dhe burimet në lidhje me shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve do të publikohen në internet dhe do të jenë në dispozicion për të gjithë individët e interesuar.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe UNICEF-i investojnë në përmirësimin e gjendjes ekzistuese dhe krijimin e shërbimeve dhe burimeve të reja për mbështetjen e shëndetit mendor të nxënësve, si kusht për arsim cilësor.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles