15 C
Struga
Friday, May 17, 2024
spot_img

MASH: Statusi i punonjësve arsimorë po përmirësohet vazhdimisht, cilësia e mësimdhënies varet nga motivimi i tyre

Ministria e Arsimit dhe Shkencës respekton dhe përmbush plotësisht dispozitat e marrëveshjeve kolektive në arsimin fillor dhe të mesëm që janë lidhur me SASHK-un si partner i rëndësishëm në avancimin e cilësisë së procesit arsimor në vend.

Në këtë drejtim, ju njoftojmë se pas rritjes së pagave të mësimdhënësve në shtator të vitit të kaluar, në fillim të këtij viti do të pasojë rritje e re. Rritja e vazhdueshme e të ardhurave personale tregon se ne punojmë në interesin më të mirë të mësimdhënësve dhe një nga prioritetet kryesore për ne është avancimi i pozitës së tyre në shoqëri.

Punonjësit arsimorë janë hallka më e rëndësishme në procesin edukativo-arsimor dhe motivimi i tyre për punë reflektohet në cilësinë e mësimdhënies. Prandaj, ne vazhdojmë të punojmë për rritjen e të drejtave të tyre dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles