19 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

MASH: Përgatitja e teksteve shkollore është proces i ndërlikuar i cili nvaret nga shumë faktorë, të pavarur nga ndikimi sistemik

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në lidhje me informatën e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi për “Gjendjen me sigurimin e teksteve shkollore në arsimin fillor për vitin shkollor 2023/24”, thekson se përgatitja e teksteve shkollore është proces i  ndërlikuar i cili varet nga shumë faktorë, të pavarur nga ndikimi sistemik. Në pajtueshmëri me aktet ligjore dhe nënligjore, me kohë kanë filluar dhe janë realizuar  aktivitetet në kompetencën tonë për përgatitjen e teksteve shkollore, të harmonizuar me programin mësimore të vlefshëm

Ministria nuk ka mekanizma ligjore për të ndikuar në raportimin e thirrjeve për ekipe të autorëve dhe thirrjeve për recensues për  tekst të ri shkollor në një lëndë të caktuar. Ndërsa çdo thirrje e pasuksesshme sjell përsëritjen e saj, afate të reja dhe zgjatje të procedurës. Në ndërkohë, ndodh që të nevojiten korrigjime  të domoozdoshme në tekstet shkollore të propozuara, gjë që sjell edhe zgjatjen e procesit. Pas shqyrtimit nga ana e  recensentëve, deri në miratimin përfundimtar të  tekstit shkollor duhet të kalojë filtrin  prej 17 anëtarësh të Komisionit Nacional të Teksteve  Shkollore .

Teksti shkollor, si një nga mjetet mësimore që përdoret për arritjen e qëllimeve të procesit edukativo-arsimor, duhet të mundësojë arritjen e standardeve kombëtare të dijes, të mësuarit me mirëkuptim dhe ngritjen e kreativitetit, inovacionit dhe të menduarit kritik te nxënësit.Gjithashtu theksojmë se në rrjedhë është reforma themelore në arsim, e cila kërkon të tejkalohen  disa mospërputhje.Theksojmë se është në proces  reforma themelore në arsim, e cila kërkon të tejkalohe disa mospërputhje. Që të mund të finalizojmë reformën, duke ngritur cilësinë e arsimit, presim që të gjithë aktorët e përfshirë  të ofrojnë mbështetje, sepse synimi ynë dhe besojmë të gjithë të tjerëve – prindërve, institucioneve, qytetarëve, është që nxënësit të marrin njohuri dhe aftësi që do ti bëjnë të barabartë me moshatarët e tyre nga vendet e zhvilluara.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles