9.4 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

MASH Maqedoni me strategji për të parandaluar dhunën në shkolla, hap adresa elektronike për denoncim të saj

Ndodhitë e fundit në Serbi ka ngritur alarmin në vendin tonë. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri mbajti mbledhje me ekspertë sociologë, psikologë dhe shkencave të sigurisë ku janë shqyrtuar masat e mëtejme se si të detektohen dhe parandalohen incidente të tilla me pasoja fatale.

Është vendosur që të hapen email adresa në gjuhë shqipe dhe maqedone për denoncim të çfarëdo dyshimi apo incidenti nëpër shkolla.

“Me iniciativën time ditën e sotshme ishin të ftuar profesorë dhe ekspertë nga fusha e psikologjisë, sociologjisë, shkencave të sigurisë me tëcilët diskutuam për ndryshimet e mundshme të cilat duhet ndodhur. Qoftë nga aspekti i programeve mësimore qoftë nga aspekti i mekanizmit për detektim dhe parandalim të këtyre elementeve të rëndësishme qoftë me çështjen se si duhet komunikuar qoftë me si duhet me fëmijët të cilët vërejmë se kanë probleme të ndryshme. Kemi vënë në përdorim të dy emailat, në gjuhën maqedonase prijavinasilstvo@mon.gov.mk dhe shqip paraqitdhune@mon.gov.mk me qëllim që të gjithë nxënësit , prindërit, mësimdhënësit të cilët kanë raste t’i dorëzojnë në ministrinë e arsimit”, tha Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles