9.4 C
Struga
Friday, May 3, 2024
spot_img

MASH: Etika në religjionet do të mbetet lëndë zgjedhore edhe për vitin shkollor 2023-2024

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumton se lënda Etika në religjionet do të mbetet lëndë zgjedhore në planin mësimor për arsimin fillor nëntëvjeçar, për vitin shkollor 2023-2024. Sipas konceptit për arsimin fillor, i cili
po futet gradualisht, në vitin shkollor 2023-2024, përveç lëndëve të detyrueshme, do të jenë edhe dy lëndë zgjedhore, gjuha e dytë e huaj dhe lëndët me zgjedhje të lira.
“Byroja për Zhvillimin e Arsimit iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që kjo lëndë të mbetet në sistemin e arsimit fillor dhe të jetë zgjedhje e nxënësve dhe prindërit që konsiderojnë se kjo temë është e përshtatshme për periudhën e jetës së fëmijëve kur ata zhvillohen si persona dhe përvetësojnë vlera morale.”- thuhet në kumtesën e MASH-it.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles