17 C
Struga
Monday, May 27, 2024
spot_img

MASH dhe UNICEF me puntori për përforcimin e kompetencave të bashkëpunëtorëve profesional në shkolla

Vazhdojnë punëtoritë për bashkëpunëtorët profesional nga të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme në vend. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen e UNICEF-it MK, deri më tani organizuan gjashtë punëtori në Ohër, Manastir, Tetovë, Kumanovë dhe dy në Shkup, përmes të cilave arritem të përfshijmë dhe bisedojmë me 411 bashkëpunëtorë profesionional.

Qëllimi i puntorive është të ndërtojnë përgjigje të përbashkët në bazë të zhvillimeve të fundit dhe të inkurajojnë bisedë të hapur dhe klimë të mbështetjejes në shkolla. Në situata të krizës të cilat ndikojnë në mirëqenien dhe shëndetin mendor të nxënësve, është me rëndësi të madhe që shkolla të mbetet vend i sigurt ku ata mund të gjejnë mirëkuptim, përgjigje dhe mbështetje për të tejkaluar sfidat, për të avancuar kompetencat e tyre socio-emocionale dhe të përforcojnë rezistencën psikologjike.

Për sot janë paraparë punëtori me bashkëpunëtorët profesional nga shkollat në Veles dhe Strumicë.

Mbështetja  nga institucionet, por edhe përkrahja  ndërmjet bashkëpunëtorëve profesionalë është thelbësore dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri përsëri bën thirrje që të mundësohet puna e përditshme e pandërprerë  për bashkëpunëtorët profesional dhe çlirimi  nga përgjegjësitë administrative në shkollë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles