7 C
Struga
Friday, April 19, 2024
spot_img

Masat e Qeverisë, pasi të ketë rritje të reja të çmimeve

Qeveria do të presë që çmimet e produkteve bazë të rriten akoma dhe vetëm atëherë të reagojë dhe t’i ngrijë çmimet e disa prej tyre. Ata thonë se e ndjekin situatën me çmimet e produkteve që prodhohen në vend, por edhe të atyre që importohen. Tani për tani, pohojnë se situata nuk është shqetësuese dhe për këtë arsye nuk do të nxitojnë për masa të tilla.

Nëse ka goditje çmimesh, do të veprojmë menjëherë si Ministri e Ekonomisë, duke u thirrur në Ligjin për Tregti – si me pakicë ashtu edhe me shumicë, siç bëmë vitin e kaluar, ku nuk lejuam goditje të çmimeve, ku qytetarët mund të paguanin çmime më të larta”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Bekteshi nuk precizoi se cilat produkte do të mbulohen posaçërisht nga ngrirja e çmimeve, e cila përndryshe bëhet përmes një vendimi të veçantë të Qeverisë. Thjesht theksoi se këto janë artikujt bazë nga shporta minimale e konsumatorit.

Alsat u përpoq të merr mendim profesional çfarë do të thotë për qytetarët, por edhe për kompanitë, masa e mundshme qeveritare. Por as nga Lidhja e Odave Ekonomike e as nga Oda Ekonomike nuk komentuan asgjë. Disa nga avokatët, fusha e të cilëve është e drejta tregtare, gjithashtu nuk donin të komentonin publikisht me shpjegimin se masa për ngrirjen e çmimeve ka shumë paqartësi tani për tani.

Sa i përket kostos së jetesës, sot raport të ri publikoi Enti Shtetëror i Statistikave. Aty thuhet se në shtator të këtij viti, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimi i banesave u rrit për gati katër për qind. Ekziston gjithashtu rritje e çmimeve me pakicë për 5, 6 për qind. Sa i përket shportës së konsumit, ajo për një vit është rritur për rreth 1.000 denarë. Kemi rritjen më të madhe të çmimeve për faturat e ushqimit dhe strehimit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles