14 C
Struga
Sunday, April 28, 2024
spot_img

Marrëveshja Kosovë-Serbi për lëvizjen e lirë, vjen reagimi i NATO-s: E mirëpresim, por mbesim vigjilent

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket kalimit kufitar në mes të dy vendeve.

Stoltenberg përmes një postimi në Twitter ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq që çështjet e pazgjidhura t’i zgjidhin përmes dialogut.

“E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj të dy, presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik”, ka shkruar Stoltenberg.

Ai ka shtuar se megjithatë KFOR-i mbetet vigjilent sa i përket sigurisë.

Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve.

Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes.

Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar qe 11 vjet, ndërkaq Kosova lëshoi dokumente të tilla për disa orë gjatë 1 gushtit. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles